Header

Camilla flet rreth shëndetit të Mbretit Charles: “Duhet të zvogëlojë ngarkesën e detyrave të tij”

Mbretëresha Camilla ka folur këtë të premte për mbretin Charles duke u shprehur se është më mirë nga gjendja shëndetësore.

Ajo më pas bëri shaka se ai kishte përfunduar pesë detyra mbretërore në 48 orët që kur ai rifilloi detyrat publike, raporton daily mail.

Mbreti Charles III, i cili ende po trajtohet për kancer, tha se ishte i kënaqur që mjekët e tij e kishin lejuar që të rifillonte më shumë angazhime publike.

Mbretëresha Camilla nuk i fsheh zhgënjimet që i shoqi punon shumë, por burime të ditura thonë se ajo e kupton dhe e pranon etikën e tij të ngarkuar të punës.

You may also like ...