Aktori Chris Hemsworth, ndërsa është paraqitur me partneren e tij në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala 2024, ka thyer një rregull: Ka bërë selfie!
Hemsworth tha për E! News se është kujdesur që t’i ruajë përgjithmonë kujtimet nga ky event, duke bërë foto të panumerta.
“Gjithë kohës foto, kudo. Kam shumë selfie në telefon dhe mendoj se kur e kam bërë një foto të caktuar. Ja, ta fshij këtë”, u shpreh ai.
Por, kjo intervistë mund t’i shkaktojë telashe aktorit të “Thor”, pasi sipas Vogue, Met Gala ka një rregull të pathyeshëm: Ndalohen fotot dhe postimi i tyre në rrjetet sociale.
Këtë vit, tematika e eventit ishte “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion” dhe Chris u paraqit në tape tin e kuq me bashkëshorten e tij, Elsa Pataky.
- Shiten në ankand për më shumë se 4 milionë dollarë 8 orët e Michael Schumacher
- Mbreti Charles zbulon portretin e tij të parë që nga kurorëzimi