Katy Perry nuk mori pjesë në ceremoninë e “Met Gala” (6 maj), pasi siç njoftoi vetë këngëtarja në Instagram, kishte angazhime të rëndësishme.
Mirëpo disa foto që qarkulluan në rrjetet sociale nga Inteligjenca artificale ka konfuzuar shumë njerëz, përfshirë dhe nënën e këngëtares.
Por Perry, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ndan dy imazhe duke i cilësuar ato false, pasi në fakt këngëtarja nuk ka qenë pjesë e mbrëmjes gala për shkak të angazhimeve të tjera.
“Nuk mund të shkoja në MET, duhet të punoja,” ka shkruar bashkangjitur fotove të shpërndara këngëtarja Katy Perry.
Pasi u pa që këngëtarja nuk ishte pjesë e “Met Gala”, fansat e pranuan se ishin mashtruar nga inteligjenca artificiale nga ku dhe kanë reaguar në profilet e tyre në rrjete sociale.
Por pre e Inteligjencës Artificiale duket se është bërë edhe e ëma e Katy Perry, ku nëpërmjet një mesazhi ajo madje e komplimenton vajzën për fustanin që ka zgjedhur.
“Nuk e dija që ke shkuar në Met. Sa fustan i bukur, dukesh si një paradë me trëndafila, sikur po lundron në to”, shkruan nëna.
“Mami, AI të mashtroi gjithashtu. Bëj kujdes”, i është përgjigjur Katy.
- Nesër në skenën e Eurovision, Besa Kokëdhima flet për veshjen dhe zbulon se s’është asnjë nga ato që mendoni
- Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe reshje shiu