Header

Suedia forcon masat e sigurisë për Festivalin Europian 2024

Suedia ka marrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e Festivalit Europian 2024, në qytetin Malmo.

Siguria është duke u forcuar për “Eurovision Song Contest” në qytetin e tretë të Suedisë, Malmo. Si pjesë e bashkëpunimit, janë angazhuar edhe forca dy vendet fqinje, Danimarka dhe Finlanda.

Demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen gjatë Festivalit Europian, për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, teksa ky vend ka bombarduar Gazën për shkak të luftës kundër Hamasit.

Policia dhe organizatorët thonë se janë të përgatitur mirë dhe shpresojnë për një ngjarje “të gëzueshme”. Shefja e policisë së Malmo tha se siguria është rritur në nivelin 4 nga 5.

Rreth 100,000 vizitorë do të zbresin në këtë qytet në bregun jugperëndimor të Suedisë për konkursin më të madh në botë të muzikës live. Pankartat shumëngjyrëshe të Eurovizionit dekorojnë shumë nga rrugët e qytetit dhe është hera e tretë që Malmo është mikpritëse, pasi artistja suedeze Loreen fitoi konkursin e vitit të kaluar në Liverpool, me këngën e saj hit “Tattoo”.

Eurovision starton me gjysmëfinalen e parë të martën dhe të enjten e ardhshme, duke kulmuar në finalen e madhe më 11 maj. Rreth 200 milionë shikues në mbarë botën pritet të sintonizohen për spektaklin katërorësh.

You may also like ...