Header

Temperatura deri në 27 gradë! Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.

Gjithashtu, vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 25°C

në zonat e ulëta 12 deri 27°C

në zonat bregdetare 15 deri 26°C

You may also like ...