Duka e Sussex do të vizitojë Londrën në maj për të festuar 10-vjetorin e Lojërave Invictus, por Meghan Markle, nuk do të jetë krah tij.
Përvjetori i Lojërave Invictus do të mbahet më 8 maj në Katedralen e Shën Palit dhe pritet të ndiqet nga përfaqësues të të gjithë vendeve pjesëmarrëse të turneut.
Pas vizitës së Dukës së Sussex në maj, në Mbretërinë e Bashkuar për përvjetorin e Lojërave Invictus, do t’i bashkohet edhe Meghan në Nigeri.
PEOPLE konfirmon se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pranuar ftesën për të vizituar vendin afrikan muajin e ardhshëm në emër të Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, zyrtarit ushtarak të rangut më të lartë.
Gjatë vizitës, Princi Harry dhe Meghan do të takojnë anëtarët e shërbimit dhe do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh kulturore.
- Rihanna zbulon detaje nga pamja e saj në Met Gala 2024
- Katy Perry zbulon se cilës aktore Hollywoodi i dedikoi këngën ‘I kissed a girl’