Celine Dion nuk e mendon dy herë për të jetuar jetën e saj më të mirë.
Këngëtarja e ‘My Heart Will Go On’ ka qenë në një rrugëtim të vështirë që kur ndau diagnozën e saj të sindromës ‘Njeriu i ngurtë’ në vitin 2022, ka vendosur të qëndrojë pozitive.
Sindroma ‘Njeriu i ngurtë’ ose ndryshe ‘St-Person’, është një sëmundje neurologjike që ngurtëson lëvizjet e gjymtyrëve. Disa pacientë mund të përfundojnë deri në paralizë pasi muskujt ngurtësohen dhe ecja vështirësohet. Megjithatë simptomat prekin dhe pjesën e trurit, pasi gjendja shkakton ulje të niveleve të aminoacidit që vepron si neurotransmetues, gjë që më pas sjell një fazë të agravuar të depresionit.
Më 22 prill, gjatë një interviste me ‘Vogue Frane’ ajo tha: ‘Jeta s’të jep përgjigje. Thjesht duhet ta jetosh! Nuk e di arsyen e kësaj sëmundje’.
Mandej vazhdoi: ‘Sipas këndvështrimin tim kam dy zgjedhje: ose do të stërvitem si sportiste dhe do të punoj shumë, ose do të vegjetoj, rri në shtëpi, të dëgjoj këngët e mia, qëndroj para pasqyrës, duke i kënduar vetes’.
Siç shpjegoi 56-vjeçarja, ka zgjedhur të punojë me gjithë trupin dhe shpirtin, nga koka te këmbët, për t’u siguruar të jetë në më të mirën e saj. Gjithashtu, shtoi se qëllimi aktual është të shohë sërish Kullën Eifel.
‘Nuk e kam mundur sëmundjen. Është brenda meje dhe do të jetë gjithmonë, – tha ajo. – Shpresoj të gjejmë një mënyrë për ta kuruar, por hëpërhë, duhet të mësoj të jetoj me të.’
Për këtë qëllim, Céline, që është nëna e René Charles, 23 vjeç, dhe binjakëve 13-vjeçarë Nelson dhe Eddy, me bashkëshortin e saj të ndjerë René Angélil, tregoi se çdo javë bën pesë ditë terapi atletike, fizike dhe vokale.
Gjithashtu, tregon se rruga drejt shëndetit nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e familjes, miqve, fansave dhe ekipit të saj të kujdesit.
‘Njerëzit që vuajnë nga SPS mund të mos kenë fat të ose mjekë të mirë dhe trajtime të mira, – tha ajo. – Unë i kam këto dhe jam me fat. Për më tepër, kam forcën brenda meje. E di se asgjë s’do të më ndalojë.’
Në thelb, edhe pse Céline Dion duhej të anulonte turneun e saj botëror për shkak të diagnozës së saj, ajo është pozitive. Ajo bëri një paraqitje surprizë në çmimet ‘Grammy’, madje performoi në prapaskenë me Sonyae Elise. Pavarësisht nga sfidat, gjen mënyra për të mbajtur humorin dhe për të ndarë talentin e saj me fansat.
- Fansat kritikojnë Disneyland-in për lejimin e Bianca Censorit të thyejë kodin e rreptë të veshjes
- Tensione në SHBA! Universitetet paralizohen nga protestat e studentëve