Moderatori i njohur kosovar, Robert Berisha ka zbuluar ekskluzivisht për emisionin “Vizioni i Pasdites” se do të jetë pjesë e reality show-t më të ri që do të nisë sot në mbrëmje në Vizion Plus.
Gjatë intervistës, Berisha i ka dhënë fund aludimeve dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në “Ferma Vip”.
Berisha: Unë kam pranuar që të jem pjesë e “Ferma Vip” që do të bëhet nga Vizion Plus. Kam nevojë edhe unë për një pushim, e kam marrë si një pushim në natyrë, në fermë me kafshë dhe larg telefonit, rrjeteve sociale, dua ta provoj. Unë jam shumë energjik dhe çdo ditë në palestër, kështu që do i zëvendësoj me sfidat që do të kemi me kafshët. E di që do ketë punë por jam tip i shoqërueshëm. I dua kafshët shumë, por kurrë nuk kam pasur ndonjë kontakt me to. Çfarë do ndodhë aty nuk e kam idenë fare, por do jetë një eksperiencë e bukur. Reneja është dakord, i kam treguar dhe i duket shumë interesante. I do shumë kafshët, dhe e mori më lehtë kur i thashë që do jem një fermer. Shpresoj mos mërzitet, unë e di që do mërzitem për të, por shpresoj që ia dal.
Edhe partnerja është dakord, pavarësisht se do t’ia ndjejë mungesën.
Berisha: E ka pranuar dhe e kemi diskutuar këtë punë. Ajo jeton në Amerikë. Unë isha atje, shpejt kalojnë muajt.