Italia ka baballarët më të mëdhenj në moshë.
Në Itali, mosha në të cilën një njeri sjell në jetë fëmijën e parë është rritur me 10 vjet, duke shkuar nga 25 në fund të viteve 1990 në rreth 36 sot. Shoqëria po i jep një rol të vonë riprodhimit, duke harruar se fertiliteti, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, arrin kulmin midis moshës 20 dhe 30 vjeç.
‘Potenciali fekondues i burrave është në rënie të mprehtë, me kalimin e moshës’ shpjegon Alessandro Palmieri, president i Shoqatës Italiane të Andrologjisë.
Italian mban vendin e parë për baballarët më të mëdhenj në moshë, pasohet nga Franca që bëhen prind për herë të parë në moshën 33.9 vjet dhe Gjermania në 33.2.
Një në 3 burra madje e kalon këtë prag, duke qenë ende pa fëmijë mbi moshën 36 vjeç.
Provat shkencore tregojnë se karakteristikat funksionale të spermës si lëvizshmëria, morfologjia dhe madje edhe dëmtimi i ADN-së përkeqësohen me rritjen e moshës. Kësaj i shtohet edhe fakti se me kalimin e moshës rritet koha e ekspozimit ndaj ndotësve të jashtëm të mjedisit, siç janë mikroplastika të cilat kanë rezultuar si problem për fertilitetin mashkullor.
Ajo që është e rëndësishme, jo vetëm për Italinë, por për të gjithë botën, është rrëzimi i mitit se burrat janë pjellorë në çdo moshë.
- 100 qytetet më të ndotura në botë janë në Azi, 83 prej tyre në Indi
- Miliarderi Elon Musk zbulon se përdor ketaminë!