Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez po përfliten në mediat italiane se kanë një krisje në martesën e tyre, 5-vjeçare.
Çifti mjaft i pëlqyer i showbizzit italian, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pasi këngëtari Fedez është larguar nga shtëpia e tyre.
Mendohet se krisja e marrëdhënies së tyre ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me një burrë. Por pas problemeve shëndetësore të Fedez, blogerja duket se e mbylli këtë çështje.
Por duket se situata u përkeqësua dhe më shumë pas hetimit për mashtrim. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sipërmarrësja ka vendosur të distancohet nga Fedez pasi nuk mori mbështetjen e duhur nga ai.
Edhe në postimet e saj të fundit Chiara ka fotografuar dorën, ku mungon unaza e martesës, çka i shton më shumë dyshimet për përfundimin e marrëdhënies me Fedez.
Chiara dhe Fedez prindër të dy fëmijëve e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë para pesë vitesh.
- Sa është pasuria e mbretëreshës së ardhshme, Kate Middleton?
- Greta Gerwig thyen heshtjen për refuzimin e “Oscars”