Header

Jennifer Lopez me turne të ri muzikor në 30 qytete të SHBA-së

Pas publikimit të albumit të saj të ri, “This Is Me… Now” dhe premierës së filmit të saj të shkurtër, këngëtarja latine Jennifer Lopez ka surprizuar fansat e saj pas njoftimit se ajo është në përgatitje të turneut të ri muzikor.

Këngëtarja e dha lajmin  në emisionin “Today” dhe bëri të ditur se turneu do të nisë në qershor dhe do të përfundojë më 31 gusht.

Turneu i mbështetur nga Live Nation do të realizohet në mbi 30 qytete në të gjithë Amerikën e Veriut përfshirë Los Angeles, San Francisco, Palm Springs, Las Vegas, Boston dhe New York përpara se të përfundojë në Houston më 31 gusht në Toyota Center.

Turneu do të shfaqë Lopez duke performuar hitet e saj më të mëdha, si dhe këngë të reja nga albumi i saj i ri, “This Is Me… Now”, një vazhdim i albumit të saj të vitit 2002 “This Is Me … Then”.

Tani turneu do të shënojë turneun e parë të Lopez që nga turneu “It’s My Party Tour” i vitit 2019,  nga i cili këngëtarja fitoi 50 milionë dollarë prej shitjes së biletave.

Jennifer Lopez Announces New Tour: This Is Me…Now

You may also like ...