Header

Kanye West paditet për sulm ndaj një fansi

Reperi Kanye West është paditur për sulm mbi një incident të supozuar të vitit 2022 që la një burrë të shpërfytyruar. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, Justin Poplawski po pretendon se West e goditi atë në mënyrë të përsëritur pasi ai i kërkoi reperit kontrovers një autograf.

Viktima pohoi se më 13 janar 2022, ai po priste jashtë një hoteli për të marrë autografin e West, kur reperi “Heartless” i tha atij që, “Mu zhduk nga këtu përpara se të të rrah”.

Më pas, 46-vjeçari dyshohet se kërcënoi se do e bënte shembull Poplawski. Ky i fundit i cili më parë kishte marrë nënshkrimin e West pa asnjë problem, pretendoi se ai më pas e goditi atë dhe e pyeti: “Pra, a dëshiron të sulmohesh realisht?”.

Viktima e supozuar tani po kërkon një shumë të paspecifikuar dëmshpërblimi për të mbuluar faturat mjekësore për shkak të shpërfytyrimit të tij të supozuar, të ardhurave të humbura dhe dhimbjes dhe vuajtjes mendore.

Edhe pse padia u ngrit së fundmi, incidenti fillimisht u hetua, por reperi nuk u akuzua pasi Zyra e Prokurorit të Qytetit të LA vendosi se nuk kishte “nuk kishte gjasa të arsyeshme për dënim”.

Në atë kohë, avokati i Kanye, Michael Goldstein, tha se përfundimi vërtetonte se “klienti i tij nuk bëri asgjë të keqe”.

You may also like ...