Familja e Matthew Perry, kanë deklaruar se fondacioni që ata kanë krijuar në emër të aktorit do të nderojë trashëgiminë e tij.
Familja e Matthew Perry planifikon që pasurinë e tij ta ndajë ne formë ndihme për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit te famshem kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e tij.
“Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”, theksohet në deklaratë. Ata të ardhurat e aktorit do t’i investojnë për t’i ndihmuar të tjerët, shkruan Hollywoodlife.
Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, vdiq në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, sipas mediave amerikane. “Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe pjesë e rëndësishme e grupit televiziv Warner Bros”, tha kompania në një deklaratë.
Roli i Perryt në Friends e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali Friends, që shfaqte jetën e gjashtë miqve të rinj në Nju Jork, u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.
Perry u nominua për çmim Emmy për rolin e tij në Friends. Ai po ashtu kishe luajtur në filma të tjerë, sikurse Fools Rush In dhe The Whole Nine Yards. Perry kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga alkooli. Ai u lind më 19 gusht 1969 në Uilliamstoun, Masaçusets. Babai i tij ishte aktori John Bennett Perry, ndërkaq nëna e tij Suzanne, kishte qenë sekretare për media gjatë qeverisjes së kryeministrit kanadez, Pierre Trudeau.
- Sot 29 Nëntori, Shqipëria feston “Ditën e Çlirimit”
- Gigi Hadid kërkon falje pas deklaratave të saj për Izraelin: Unë jam njeri dhe bëj gabime