Shqipëria feston këtë të mërkurë Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë dhe 29 nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.
Shkodra ishte qyteti i fundit për t’u marrë, në mënyrë që të përmbushej misioni. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Mëngjesin e 29 nëntorit, Shkodra u zgjua e çliruar. Rreth 44 partizanë kishin rënë dëshmorë në këtë përpjekje.
29 nëntori 1944, jo vetëm Shkodrën, por zyrtarisht, të gjithë Shqipërinë, e gjeti të çliruar nga pushtuesi nazi-fashist. Si e tillë, Shqipëria do të ishte vendi i vetëm i Ballkanit, i cili do të çlirohej me përpjekje vetjake.
- Çfarë kërkuan shqiptarët këtë vit më së shumti në Google?
- Gjesti i rrallë i familjes së Matthew Perry, çfarë bëri me pasurinë e tij!