Papa Françesku dha dritën jeshile.
Dikasteri i Vatikanit për Doktrinën e Besimit ka njoftuar se homoseksualët dhe transgjinorët mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë, teksa fëmijët e çifteve homoseksualë gjithashtu do të mund të pagëzohen. Siç është përcaktuar nga Kisha, një person transgjinor mund të pagëzohet si të gjithë besimtarët e tjerë dhe mund të zgjidhet si kumbar gjatë një dasme.
Në rastin e fëmijëve apo adoleshentëve që po kalojnë një proces në të cilin nuk është e mundur të fillohet tranzicioni përmes hormoneve dhe operacioneve kirurgjikale, ata mund të pagëzohen “nëse përgatiten mirë dhe dëshirojnë”. Personat transgjinorë dhe çiftet homoseksuale mund të jenë gjithashtu kumbarë në pagëzime, si dhe dëshmitarë në dasma në Kishë.
“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen.
Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali.”- është bërë me dije nga Vatikani.
- Publikohet certifikata e vdekjes së Matthew Perry, ende asnjë detaj për shkakun e vdekjes
- I dedikoi disa vargje në këngë, Sara “thumbon” Ledrin?