Aktori me famë botërore, Al-Paçino, u bë baba në moshën 83-vjeçare.
Ndonëse ai dhe partnerja e tij 54-vite më e re u ndanë 3 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës, është arritur një marrëveshje kujdestarie.
Aktori ka rënë dakord t’i paguajë ish-partneres së tij tridhjetë mijë dollarë çdo muaj si shenjë mbështetjeje për rritjen e djalit të tyre.
Vendimi është marrë nga gjykata, pasi ish partnerja e Al-Paçinos paraqiti dosjen me një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe aktori e kishin nënshkruar gjashtë ditë pas lindjes së djalit, Roman Alfallah Paçino.
Paraprakisht gjykatësi i Los Angeles urdhëroi aktorin t’i paguante ish partneres njëqind e dhjetë mijë dollarë para se të vazhdonte pagesat mujore.
Gjithashtu trembëdhjetë mijë dollarë për një infermiere natën, si dhe të mbulojë çdo faturë jashtë siguracionit shëndetësor.
Al-Paçino është urdhëruar gjithashtu të bëjë një depozitë vjetore prej pesëmbëdhjetë mijë dollarësh në një fond arsimor për të birin.
Kujtojmë që ai u bë baba për herë të katërt me partneren 29-vjeçare Noor Alfallah. Madje aktori ka pasur dyshime në lidhje me atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye i ka kërkuar partneres provën e ADN-së.
- Lexoi 125 libra, 5-vjeçari shqiptar shpallet “Lexuesi i Vitit”
- Çfarë duhet të bëni në një ditë me shi?