Madonna vazhdon të sundojë botën e pop-it, ndërsa Rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan atë me një titull të madh.
Të mërkurën, gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”.
Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare.
Mbretëresha e popit e mban rekordin që nga viti 2009 dhe pas saj vijnë Rihanna, Mariah Carey, Taylor Swift dhe Beyoncé.
Në fillim të këtij muaji, ajo filloi turneun e saj “Celebration” prej 78 shfaqjesh, që do të përfundojë në prill të vitit 2024.
- Sarah Jessica Parker: ‘Nuk bëj Botox, më duhet të lëviz vetullat’
- Georgina Rodriguez “kryqëzohet” në rrjet për të pasmet