Skenaristët e Hollivudit kanë pranuar t’i japin fund grevës 5-mujore. Shoqata e Skenaristëve të Amerikës e cila përfaqëson rreth 11,500 skenaristë filmash dhe televizioni, arriti të dielën një marrëveshje paraprake tre vjeçare me studiot kryesore.
Marrëveshja duhet të miratohet tani nga drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës. Ndërsa aktorët vazhdojnë grevën, emisionet televizive mund të rifillojnë punën sapo skenaristët e tyre të marrin dritën jeshile të sindikatës për t’u kthyer në punë në ditët ose javët në vijim.
Greva e skenaristëve i ka kushtuar ekonomisë amerikane rreth 5 miliardë dollarë dhe ka mbyllur shumë nga shfaqjet kryesore të Amerikës, duke përfshirë Billions, The Handmaid’s Tale, Hacks, The Last of Us, Stranger Things, Abbott Elementary dhe disa talk show.
Por ndërsa skenaristët kanë arritur një marrëveshje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aktorët e Hollivudit. Serialët televizivë nuk do të mund të rifillojë xhirimet derisa sindikata e aktorëve të arrijë një marrëveshje me studiot. Aktorët hynë në grevë në korrik, duke kërkuar paga më të larta dhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në ekran.