Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur, Enca Haxhia. Gazetari Ermal Vija raporton se togat e zeza i caktuan masën ‘detyrim paraqitje’. Këngëtarja u arrestua tre ditë më parë për drogë.
Asaj iu gjetën pesë vazo me kanabis në banesë. Pas arrestimit, këngëtarja tha se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me këngëtaren u ndalua edhe i dashuri i saj.
Por ky i fundit u la i lirë më pas. Banesa e këngëtares ndodhet në periferi të Tiranës.
- Familjarët në Filipine takohen me ushtarët në stërvitje të cilëve iu ndalohet ndërveprimi
- Rolling Stone shpall “Past lives” si filmin më të mirë të vitit