Luiza Gega e mbylli sezonin me një tjetër rekord kombëtar.
Atletja shqiptare shënoi kohën 5 minuta, 56 sekonda e 79 të qintat në garën e 2000 metrave me pengesa e mbajtur në Zagreb. Gega e uli me thuajse 4 sekonda nga rezultati që kishte arritur në 2019.
Luiza Gega në garën e zhvilluar në Kroaci, pjesë e turit ndërkombëtar u rendit e katërta ku kishte pjesëmarrjen e atleteve më të mira në botë.
Pak javë më parë, Luiza Gega përmirësoi një tjetër rekord të sajin, duke bërë që me kohën 9:09.64 të thyente edhe rekordin kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në turneun “Diamond League” që u zhvillua në Zurich të Zvicrës.
Kështu, Gega mbyll sezonin me dy rekorde të reja kombëtare, në garën e 2000 dhe 3000 metrave me pengesa.
- Cher publikon albumin e saj të parë për Krishtlindje
- Shakira pushton skenën e MTV Video Music Awards, rrëmben dy çmime