Ndërhyrjet estetike janë bërë një trend në ditët e sotme, ku vajzat për shkak të pasigurive në pamjen fizike dhe dëshirës për t’u dukur bukur, mund të bëjnë dhe zgjedhje të gabuara.
Një ndër personazhet publike që pranon publikisht ndërhyrjet estetike dhe që është penduar, është këngëtarja Poni.
Nostalgjike për kohët e vjetra, Poni ka postuar disa foto nga mbrëmja e saj e maturës, teksa shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat, për të cilat thotë se është penduar. Ajo gjithashtu shprehet se ndoshta ishte një gabim që s’mund ta kthejë pas, teksa u bën thirrje vajzave të mos iu nënshtrohen ndërhyrjeve estetike dhe të trashëgojnë ndër breza bukurinë e tyre natyrale.
“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni në mbishkrimin e fotove.
- Chris Evans martohet me partneren 26-vjeçare, në një ceremoni tejet private!
- Maluma nuk i shpëton trendit, goditet me patericë në skenë