Celine Dion ka të ngjarë të mos u këndojë më kurrë fansave të saj të adhuruar, sipas raportimeve.
Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, si pasojë e sëmundjes së rrallë neurologjike.
Këngëtarja ikonë, 55 vjeç, u diagnostikua kohët e fundit me sindromën e personit të ngurtë dhe thuhet se po përpiqet të gjejë medikamente që funksionojnë për të. Kjo gjendje do t’i lërë fansat e saj të shkatërruar me lajmet që qarkullojnë se asaj mund t’i duhet të lërë karrierën e saj pas shtyrjes së koncerteve për këtë vit dhe majin e ardhshëm.
Sëmundja quhet “Sindroma e Personit të Ngurtë”, simptomat e së cilës janë spazma, dhimbje muskujsh dhe ngërçe që shkaktojnë ngurtësi dhe rënie.
Ajo është aq e dobësuar sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
Celine ka vështirësi në ecje, shpina i është lakuar dhe spazmat e muskujve ndonjëherë janë të padurueshme
Majin e kaluar këngëtarës 55-vjeçare iu desh të anulonte të gjitha koncertet deri në prill 2024.
- Emocionet pas fitores, Presidenti i Federatës Spanjolle puth në buzë futbollisten
- Filmi “Barbie” thyen rekord, fiton 1 miliard dollarë