Header

Madonna flet për herë të parë pas rikuperimit

Disa javë më parë Madonna u shtrua në spital me urgjencë pas një sëmundjeje të rëndë infektive, cka e detyroi që të anullonte për një kohë të pacaktuar edhe turneun muzikor, ndërsa fansat e saj u shqetësuan pas lajmeve se ishte në kujdes intensiv.

Megjithatë duket se artistja e ka kaluar momentin e vështirë, teksa ka folur vetë për herë të parë nëpërmjet një postimi në Instagram, në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.

Kështu, Madonna pranoi se është “në rrugën e rikuperimit” dhe ndihet më mirë, teksa ka dalë nga spitali para më shumë se 1 jave.
“Mendimi im i parë kur u zgjova në spital ishin fëmijët e mi”, shkroi ajo në Instagram së bashku me një selfie, duke qetësuar disi adhuruesit e saj.

Fokusi im tani është te shëndeti dhe të bëhem më mirë dhe ju siguroj se do të kthehem tek ju sa më shpejt që të mundem!”, tha Madonna në deklaratat e para publike që nga shtrimi në spital.

Mbretëresha e muzikës pop Madonna ka shtyrë të gjitha datat e koncertit të  turneut të saj derisa ajo të shërohet plotësisht. Turneu “Celebration” ishte planifikuar të niste këtë muaj në Vankuver, por tani turneu do të nisë gjatë muajit tetor.

Organizatorët thanë se datat e reja të  koncerteve do të shpallen “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe inkurajuan fansat të mbajnë biletat e tyre.

 

You may also like ...