Header

Vajza e Jozefina Topallit, Megi kurorëzohet në martesë

Mbrëmjen e djeshme vajza e Jozefina Topallit, Megi, ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë në Shirokë, buzë liqenit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe disa foto nga dita e madhe.

“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.

Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.

Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falënderojmë familjet tona, miqtë, dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.”- tha Megi.

Dasma do të realizohet në Shirokë buzë liqenit. Megi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Luizin vite më parë.

You may also like ...