Header

Koncerti në “Air Albania”, zbulohet njeriu i zemrës që do të performojë me Elvana Gjatën

Më 22 qershor Elvana Gjata do të mbajë koncertin e saj madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”. Dhe kjo lidhet me faktin se ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

Krah Elvanës do ngjiten në skenë edhe yje të tjerë të muzikës. Për të dhuruar një super atmosferë Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni do të do të performojnë në nisje të koncertit madhështor.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Gjithashtu, një prej njerëzve më të afërt të këngëtares do të jetë pjesë e koncertit recital të saj. Ajo do të jetë motra e artistes, e cila është soprano dhe e ka ndihmuar shumë për koncertin.

Këngëtarja tha se ka qenë motra që ja zbuluar e para talentin e saj.

You may also like ...