Header

Aktorja e njohur zbulon arsyen se përse kurrë nuk dëshiroi të kishte fëmijë

Jennifer Coolidge tregoi hapur arsyen pse nuk pati kurrë fëmijë.

Aktorja 61-vjeçare ka reflektuar për zgjedhjen e saj për të mos u bërë nënë në një intervistë për “British GQ”.

Coolidge theksoi se miqtë e saj i sugjeruan që të birësonte fëmijë, por ajo mendon se do të ishte më e përshtatshme për t’u bërë njerkë.

“Unë jam shumë, shumë e papjekur”, tha ylli i “Legally Blonde”. “Mendoj se kjo më ka penguar të kem fëmijë, sepse jam një lloj fëmije. Ndoshta nëse do të kisha fëmijë, do të më duhej të isha e rritur”.

Coolidge është në mes të një rilindjeje në karrierë pas suksesit të serialit të saj në HBO, “The White Lotus”.

Aktorja, e cila luajti trashëgimtaren Tanya McQuoid në dy sezone të shfaqjes, fitoi një çmim “Emmy”, një “Golden Globe” dhe dy çmime “Tony”.

Ylli i “2 Broke Girls”, e cila zotëron një shtëpi në New Orleans, tha se ajo po kalon më shumë kohë në Los Angeles.

You may also like ...