![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/resize.jpg)
Diskutohet prej muajsh mundësia e një rikthimi të aktorit të famshëm Johnny Depp në rolin ikonik të kapitenit Jack Sparrow në “Pirates of the Caribbean”. Depp u përjashtua nga saga e shumëadhuruar e piratëve në 2018-tën për shkak të akuzave për dhunë të ish bashkëshortes, Amber Heard. Por pasi u shpall i pafajshëm, duket se mund të ketë shanse rikthimi me argumentin t`i sjellë filmit një “energji të re”.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/After-Losing-Everything-Amber-Heard-Reportedly-Demanding-15-Million-for-Anti-Johnny-Depp-Book-Deal-758x397-1.webp?resize=696%2C365&ssl=1)
Në një intervistë të fundit për “New York Times”, presidenti i Disney Studios Motion Picture Production, Sean Bailey, ka folur për filmin e gjashtë të Pirates, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi te yllit hollivudian.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/disney-to-revive-pirates-of-the-caribbean-with-johnny-depp-001.jpg?resize=696%2C366&ssl=1)
“Mendojmë se kemi një histori vërtet të bukur dhe emocionuese që nderon filmat e mëparshëm, por ka edhe diçka të re për të thënë”, tha Bailey, i cili, duke folur për praninë e mundshme të Johnny, nënvizoi se si studioja e filmit ishte “pa përkushtim në këtë pikë.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/Untitled-design-9-4-620x330-1.webp?resize=620%2C330&ssl=1)
Prandaj, ndryshe nga herët e mëparshme, mungesa e mohimit kete radhe ka ushqyer shpresën tek shumë përdorues për rikthimin e mundshëm të Depp në rolin e një prej personazheve më të vlerësuar nga publiku i gjerë.
-
Taylor Swift dhe Matty Healy i japin fund lidhjes
-
Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham