Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.
Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Prej pak kohësh Klea na kishte treguar se të dy do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në datën 4 Qershor, e cila është edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid.
Të dy i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm.
Me ta ishte dhe djali i tyre, i cili duket i veshur si Elgiti dhe shumë i lumtur që më në fund prindërit e tij po martohen.
- Të kombinuar me njëri-tjetrin, ja si u veshën Luizi dhe Kiara në dasmën e Elgitit dhe Kleas
- Shakira po kërkon një dado për fëmijët e saj, zbuloni pagën e majme që ofron