Header

Brad Pitt akuzë të re ndaj Angelina Jolie!

Dramat mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se nuk kanw fund. Ndërsa ish-çifti po kalon një betejë të keqe për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre, Pitt ka paraqitur dokumente tw reja kundër aktores në lidhje me pasurinë franceze që ish-çifti ndante. Njihet si Chateau Miraval dhe ka një punishte vere. Brad Pitt akuzon Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në kantinë e tyre për të “dëmtuar qëllimisht” reputacionin e tij.


Dokumentet ligjore vërtetojnë se Brad Pitt e cilëson Angelina Jolie si “hakmarrëse” për shitjen e fshehtë të pjesës së saj të pasurisë pa pëlqimin e tij. Aktori pretendon në këto dokumente gjyqësore se asnjë pjesë e kësaj prone të përbashkët nuk do të shitej pa lejen e tjetrit. Pjesa e pasurisë që ata kishin së bashku kapte vlerën e rreth 30 milionë dollarëve.

Në vitin 2008, çifti tashmë i divorcuar bleu këtë pronë franceze dhe ata kanë luftuar ligjërisht për të që kur u divorcuan në vitin 2019. Edhe kur u divorcuan, ata kishin rënë dakord për kushtet e kësaj pasurie në mënyrë miqësore me Brad Pitt që kishte një shumicë prej 68% të aksioneve. Të dy ranë dakord se aktori ishte ai që i kushtoi shumë më tepër kohë. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2021, gjë që bëri që Brad Pitt të revoltohet.


Gjithçka ndodhi përmes një njoftimi për shtyp në të cilin konfirmohej qw Angelina Jolie i kishte shitur 50% të aksioneve oligarkut rus Yuri Shefler, i cili u refuzua nga Pitt në të kaluarën. Fillimisht, 38% e aksioneve të supozuara që i kishte mbetur Jolie dhe që të dy kishin rënë dakord, u shndërrua në 50% kur Jolie përfshiu palën e tretë. Planet për t’i shitur aksionet e saj ish-bashkëshortit të saj u zhdukën papritur.Por pse ndodhi kjo? Në dosjet, ka vetëm një pjesë që pretendon se Angelina Jolie nuk donte t’i shiste asgjë Pitt, pavarësisht se kishte rënë dakord që ajo ta bënte. Kjo ndodhi menjëherë pasi aktori fitoi çështjen dhe iu dha kujdestaria e përbashkët e gjashtë fëmijëve të tyre. Mirëpo ky vendim më pas u rrëzua nga gjyqtari.


Ndërsa çështja aktuale vazhdon mes ish-çiftit, me siguri do të vazhdojnë të shfaqen detaje më shqetësuese për të cilat njerëzit do të duan të lexojnë. Kjo padi e ngritur nga Brad Pitt ka nisur që në shkurt të vitit 2022 dhe duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

You may also like ...