Header

Reperi i famshëm del në publik veshur me printin e pazakontë!

Bad Bunny rrëmbeu dukshëm vëmendjen me pamjen e tij të fundit.  Reperi i  “Tití Me Preguntó” mori pjesë pak ditë më parë në festimet para garës në Çmimin e Madh të F1 të Monakos në Monte Carlo.

Për outfit Bunny  kishte zgjedhur një veshje që ktheu jo pak koka në plazhet e famshme të Monakos. Ylli latin u shfaq me një këmishë vintage printi i së cilës ishte bikini femrash nga Jean Paul Gaultier, koleksion që u shfaq për herë të parë në vitin 1995.

Pjesa e sipërme me jakë, me mëngë të shkurtra ishte bërë nga një pëlhurë shumëngjyrësh e tejdukshme, me pika, në formën e një pjese të sipërme bikini.  Artisti  e kombinoi këmishën me një palë pantallona gri  dhe syze dielli drejtkëndëshe Guçi me lente portokalli , të cilat i vendosi sipër flokëve të tij kaçurrelë.

Pamja argëtuese e fituesit të Grammy-së i referohet dukshëm një pamjeje të ngjashme Jean Paul Gaultier nga Kendall Jenner.

Jenner në kombinimin e saj e aksesoi fustanin me mëngë të gjata me një palë vathë të gjelbër dhe grim minimal.

You may also like ...