“The Kardashians” tashmë transmetoi premierën e sezonit të rradhës ditën e sotme, ku yjet e ‘reality’-t ndanë me shikuesit detajet nga ngjarjet më të bujëshme të ndodhura.
Një ndër to ishte edhe ndarja e Kim nga komediani Pete Davidson.
Kim Kardashian më në fund po flet për ndarjen e saj në gusht 2022 nga Pete Davidson. Ish-ët u takuan për nëntë muaj përpara një ndarjeje në dukje miqësore, por të pashpjegueshme.
Pa përmendur emrin Pete, Kim tha: “Ndarjet thjesht nuk janë gjëja ime… Jam krenare për veten”.
“Ne kishim shumë diskutime dhe bisedime, kishim folur gjatë për ndarjen”, shpjegoi Kim. “Është padyshim e trishtueshme. Ishte e vështirë dhe për të që të përballonte gjërat që po bëntë ishi im në atë periudhë.”
42-vjeçarja vuri në dukje që nuk preferon marrëdhëniet kalimtare e do që të jetë në lidhje afatgjata, si romanca e saj nëntë-mujore me Pete. Kardashian shtoi gjithashtu në një intervistë se është e shqetësuar se askush nuk do të dojë të takohet me të për shkak se ajo ka fëmijë, është në të 40-at dhe nuk dëshiron të “merret me drama”.
- Niall Horan na zgjoi shpresat për një projekt të mundshëm të ‘One Direction’
- Sa para ka fituar Tina Turner gjatë karrierës së saj?