Header

Jo vetëm muzikë, Beyonce njofton projektin e saj më të ri!

Bizneset e VIP-ave dhe të famshmëve në fushën e bukurisë janë të shumta, por kur bëhet fjalë për Beyonce, dihet që na pret diçka e veçantë.

Queen B ka njoftuar të gjithë se do të krijojë sipërmarrjen e saj që ka të bëjë pikërisht me kujdesin ndaj flokëve.

Këtë gjë ajo e prezantoi me ndjekësit e saj në “Instagram” të cilëve u ka treguar dhe pasionin që ka patur prej vitesh.

“Sa prej jush e dinin se puna ime e parë ishte kujdesja për flokët në sallonin e mamasë sime?

Duke mësuar kaq shumë për kujdesin ndaj flokëve, gjithmonë kam dashur të vazhoj trashëgiminë e dhuntisë së mamasë sime. Mezi pres që dhe ju ta përjetoni këtë përvojë.”- shkruan artistja.

You may also like ...