Inter-Milan zbresin sonte në fushë për gjysmëfinalen e dytë të Champions League për të kompletuar rrugëtimin drejt finales së madhe të Stambollit.
Simone Inzaghi, pas fitores 2-0 ka në xhep një biletë për në ndeshjen e fundit por që mund të behet e pavlefshme nëse sonte në mbrëmje nuk arrin ta konvalidojë. Në krahun tjetër, Stefano Pioli që bashkë me drejtorin sportiv Maldini rrezikon edhe vendin e punë, beson verbërisht tek djemtë e tij e madje ka shprehur bindjen se ata mund ta kthejnë në favor humbjen e datës 10 maj.
Atmosfera do të jetë shumë e ndezur pasi derbi i Milanos nuk është asnjëherë një ndeshje normale. Për herë të fundit në një gjysmëfinale të UEFA Champions League, Inter dhe Milan u ndeshën në vitin 2002 ku skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti u kualifikua për në finale e më pas triumfoi ndaj Juventusit në “Old Trafford”.
- Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ‘sherr’ në rrjete sociale
- Aurela Hoxha zbulon emrin e të bijës, ja kuptimi i tij i veçantë