Header

Shqipëria kualifikohet për në finalen e madhe ‘Eurovision 2023’

Albina dhe familja Kelmendi kaluan në finalen e Eurovision 2023. Kënga “Duje” ishte e para që u kualifikua në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm!

Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan Shqipërinë me një performancë madhështore në skenën e Eurovisionit në Liverpool. Në këtë natë të dytë të gjysmëfinales, kënga me titullin ‘Duje’ u performua në gjuhën shqipe dhe ishte e 14-ta në radhë.

Performanca plot emocion e familjes Kelmendi rrëmbeu duartrokitjet e të pranishmëve në sallë. Ata ia dolën që të çojnë Shqipërinë në finale dhe do të performojnë sërish në gjuhën shqipe më 13 maj para miliona teleshikuesve.

Mesazhi ishte mjaft i qartë: “Paqja në botë vjen kur duam familjen”, ka theksuar Albina, para se të ngjitej në skenë.

Festivali i këtij viti mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

@bbceurovision

Pryvit to our second group of Grand Finalists ? Well done Albania, Cyprus, Estonia, Belgium, Austria, Lithuania, Poland, Australia, Armenia and Slovenia! #Eurovision2023 #BBCEurovision

? original sound – BBC Eurovision

You may also like ...