Header

Gjithçka gati, Kiara Tito flet për planet me Luizin: Mezi po pres të bëhem nënë

Kiara Tito duket se është shumë e përgatitur për të ardhmen me Luiz Ejllin.

Tashmë që “Big Brother VIP” përfundon dhe ajo mund të vazhdojë romancën jashtë shtëpisë më Luiz Ejllin.

 

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, moderatorja tregon planet për të krijuar familje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të hyja në ‘Big Brother’, aq më tepër që do të gjeja dashurinë e jetës. Gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dashuri të madhe për të krijuar familje dhe mezi po pres të bëhem nënë. Është gjëja që e kam kryesore. Shoh video me beba në ‘Instagram’.”

Kiara dhe Luizi u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.

You may also like ...