Header

Kate Middleton: Meghan është e fiksuar me paratë

Sado që Princi Harry dhe Meghan Markle përpiqen të ruajnë paqen dhe privatësinë e tyre, ata nuk mund ta largojnë veten nga shtypi.

Sherri i fundit mbretëror mes çiftit të famshëm është me Kate Middleton dhe Princin William.

Dukesha e Kembrixhit, kunata e Harry-t, thuhet se është e irrituar nga fiksimi i Markle me paratë.

“Mënyra se si ata e shohin, si një obsesion marrëdhënien e  Meghan-it me paratë, duket se e ka bërë Harry-n të ndihet keq”, tha një burim për Radar Online.

“Në sytë e tyre, Meghan duket shumë e preokupuar me imazhin dhe paratë dhe ata e shohin atë shumë të pakëndshme”.

Jeta, me sa duket, nuk është aq rozë edhe nëse je një mbretëror. Dy çiftet kanë pasur një sërë grindjesh të gjata vitet e fundit që kanë prishur familjen.

Dy çiftet kanë pasur një sërë grindjesh të gjata vitet e fundit. Kohët e fundit u pretendua nga një burim se William mori një pagesë prej 1 milion dollarësh nga News Group Newspapers (NGN) për një rast hakerimi me botuesin e News of the World.

“Vetëm kur mendon se nuk mund të bëhet më keq, diçka ndodh”, tha miku i William për Daily Beast.

“Këto janë gjëra nga Harry. Duke zbuluar këto sekrete, ai po shkatërron shumë gjëra. Ai po e bën shumë të qartë se konsideron se marrëdhënia e tij me William ka përfunduar. “William nuk do t’i besojë kurrë më Harry-t. E vërteta është se William e urren absolutisht Harryn tani dhe nuk do ta falë kurrë për dëmin që i ka bërë familjes.”

You may also like ...