Statuja e një sirene e vendosur në një shesh në Pulia, në Italinë jugore, ka shkaktuar bujë duke u cilësuar “shumë provokuese”.
Statuja u krijua nga studentë në shkollën e artit Luigi Rosso në Monopoli përpara se të pozicionohej në një shesh me emrin e shkencëtares Rita Levi-Montalcini.
Vepra artistike, e cila ende nuk është përuruar zyrtarisht, u bë objekt talljeje pasi fotot e bëra gjatë instalimit të saj u shpërndanë në rrjetet sociale.
Adolfo Marciano, drejtuesi i shkollës së artit Luigi Rosso, e mbrojti statujën, duke thënë se ishte një “homazh për shumicën e grave që janë të kolme”.
Marciano tha se nuk donte të gjykonte mbi frymëzimin e studentëve, por ai e shihte veprën “si një përfaqësim të realitetit, në këtë rast të trupit femëror”.
- Së shpejti një dokumentar për jetën e David Beckham
- ‘Lashë karrierën për të’, Luizi flet për herë të parë për Megi Topallin