Së fundmi, aktori i njohur Daniel Radcliffe është bërë baba për herë të parë. Ylli i filmave “Harry Potter” ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me partneren, Erin Darke.
Daily Mail siguroi fotot e para të yllit 33-vjeçar teksa ai shëtit nëpër Nju Jork me fëmijën e tij. Në foto, aktori shihet i veshur sportiv, duke shtyrë karrocën e foshnjës në qendër të qytetit. Nëna e re Erin kishte veshur një bluzë të zezë dhe xhinse të lehta me çizme portokalli të ndezura teksa u shfaq pa grim.
Çifti u takuan për herë të parë duke punuar në ‘Kill Your Darlings’ në vitin 2012 dhe tashmë janë bashkë për më shumë se një dekadë.
Radcliffe foli për lidhjen e tij me Darke në një intervistë me revistën Parade në 2014: “Ishte një nga ato gjëra të menjëhershme ku ti thua: “Oh, më pëlqen shumë ky person”. Ju thjesht keni një lidhje me dikë dhe pastaj papritur, është tepër e lehtë të flasësh me ta. Ishte një nga ato lloj situatash.”-u shpreh aktori.
- Olta Gixhari shpërthen në lot, arsyeja Amos Zaharia: Më dhemb se janë tallur…
- Mes dramave që po i rrethojnë, Princ Harry dhe Meghan Markle shihen teksa shijojnë ndeshjen e Lakers!