Header

Zbulohen shkaqet që çuan në ndarjen e Mariah Carey dhe Bryan Tanaka

Pak ditë më parë mediat e huaja rozë bënë me dije ndarjen e çiftit të njohur Mariah Carey dhe partnerit të saj balerin Bryan Tanaka.

Por së fundmi janë zbuluar edhe shkaqet që çuan në dhënien fund të romancës. Media rozë Page Six shkruan se diferenca e moshës prej 14 vitesh ka luajtur një rol negativ në marrëdhënien e tyre pasi dyshja kërkojnë gjëra të ndryshme në jetë.

“Ai dëshiron të ketë një familje. Nuk është ajo që këngëtarja dëshiron ”, thotë një burim për këtë media.

Artistja ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa vetë Tanaka nuk ka fëmijë.

Artistja nxiti më tej spekulimet se marrëdhënia kishte përfunduar kur ajo i tha revistës People në fillim të këtij muaji se kishte patur një vit të vështirë. Këngëtarja dhe partneri i saj u takuan fillimisht në vitin 2016 ndërsa vite më parë ai kishte punuar si balerin në ekipin e saj. Çifti kishin 7 vite së bashku.

You may also like ...