Header

Vanessa Bryant nuk ka vdekur!

Ditën e kaluar, në rrjete sociale qarkulloi një video për vdekjen e Vanessa Bryant, që supozohej të ishte hedhur nga media presitigjoze britanike BBC.

Ky nuk është një lajm i vërtetë. Faqja e kontrollimit të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte.

Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim.

Së dyti, ndërsa imazhi shënonte “BBC News”, video aktuale paraqiste raportime të palidhura nga Neil Cavuto i Fox News.

Së fundmi, kur klikohet në faqen në internet për të parë videon, shfaqen vetëm disa sekonda që janë pjesë e mashtrimeve të shumta në internet.

Si përfundim, Vanessa Bryant nuk vdiq nga vetëvrasja në shkurt të vitit 2020. Ky lajm i rremë filloi me një mashtrim që synon të kapitalizojë një ngjarje tragjike.

Para disa kohësh, ndërroi jetë Kobe Bryant, legjenda e basketbollit në një aksident ajror, së bashku me 8 persona të tjerë, ndër të cilët ishte edhe vajza Gianna.

You may also like ...