Header

Studiuesi italian: “Unë që studioj virusin, jam shëruar nga Covid”

“Jo, shiko, nuk ndihem një i mbijetuar”. Pyetja e gazetarit i ngjall një buzëqeshje, pasi nga toni i zërit në telefon duket i argëtuar.

Studiuesi italian i viruseve Alberto Zucchi është shëruar tashmë nga Covid-19, ndonëse janë shënuar mbi 1200 të vdekur në vendin e tij.

Përgjegjësi i shërbimit epidemiologjik në Ats të Bergamo, thotë se edhe mjekëve iu ndodh që të sëmuren.

Ky virus, thotë ai, është e vështirë që të përkufizohet, sidomos në fillim kur simptomat janë të pakuptueshme dhe kur çdo gjë duket si një grip i thjeshtë.

Doktor, ju kur e kuptuat?

Të premten e dy javëve më parë.

Çfarë ndjenit?

Nisa të kisha simptoma të zakonshme ftohjeje, dhimbje fyti, këputje e përgjithshme. Ditën tjetër, të shtunën, nisa të kisha një kollë të vazhdueshme dhe temperatura shkoi deri në 38.8°.

U shtruat në spital?

Jo fatmirësisht nuk pata komplikime polmonare. Temperatura sado shqetësuese, reagonte mirë ndaj takipirinës. Mjaftoi marrja e saj për ta mbajtur nën kontroll. Ndërsa kolla, nuk më lejonte që të flija. Qëndrova në karantinë, e cila skadon të premten, në vigjilencë, pasi departamenti më telefononte çdo ditë për të më pyetur për simptomat.

Sa zgjati temperatura?

7-8 ditë, por asnjëherë më shumë se 38.8°. Aq sa pas pesë ditësh, nisa të punoja nga shtëpia.

Nuk kishit frikë se mos ia ngjisnit pjesës tjetër të familjes?

Kam gruan dhe dy fëmijë, njëri 21 dhe tjetri 17, ndaj përdora masat e duhura. Fjeta në një dhimb tjetër, përdora banjë më vete dhe haja në orare të ndryshme. Ata deri më tani nuk kanë manifestuar asnjë simptomë.

Sinqerisht, nuk keni patur asnjëherë frikë?

Jo, kam një moshë jo shumë të madhe, 59 vjeç, dhe kam shëndet të mirë përgjithësisht. Problemi nuk është virusi si i tillë, është veprimi i tij që priret të përkeqësojë gjendjen e pacientëve të cilët kanë patologji të tjera ose janë shumë të moshuar, thënë ndryshe shumë delikat.

Ju pyes, pasi së fundmi njerëzit përdorin shprehjen “ngjitja është njëlloj si vdekja”…

Bazuar në disa kushte bazë, mund të kalohet qetësisht, aq sa unë pas disa ditësh po punoja nga shtëpia. Nuk është një virus si Ebola apo Sars. Le të themi që kam jetuar një eksperiencë të bezdisshme, por e jetova me qetësinë ekstreme. Dhe kjo ndodh në pjesën më të madhe të rasteve, duke ruajtur një shëndet të mirë përgjithësisht, edhe pse është e vërtetë që edhe ndonjë jo i moshuar përfundon në terapi intensive. Një 5% është i përbërë nga persona pozitiv por simptomatik, një tjetër 15-20%, e ka kaluar virusin me dhimbje fyti dhe pak temperaturë. Në pjesën më të madhe të rasteve shërohet.

Nuk e cilësuat këtë regjim si arrest shtëpie?

Përsëris se mënjanimi social është e vetmja përgjigje që mund të ngadalësojë kurbën epidemike. Me televizor, telefon dhe internet, mund të bëhet gjithsesi një jetë sociale. Në këtë formë izolimi nuk bëhet kaq dramatik. Dhe në këtë moment është i domosdoshëm.

Kështu masat e marra nga qeveria, janë korrekte sipas jush?

Sigurisht, janë masa të domosdoshme për të ngadalësuar virusin. Nuk vdes askush nëse deri në 3 prill nuk dalim që të pimë diçka.

Cili ishte momenti më i keq për ju?

Shiko, nuk dua të dukem mendjelehtë, por nuk kam patur asnjëherë ndjesinë se isha në rrezik dhe se po jetoja një moment dramatik. Dhe tani mund të them se do jem ndër të shëruarit e parë

You may also like ...