FIFA publikon renditjen e rifreskuar për muajin e fundit ku Shqipëria rezulton me rritje të ndjeshme. Kuqezinjtë kanë fituar 3 pozicione në klasifikimin e përgjithshëm duke u ngjitur në vendin e 65 e duke lënë pas skuadra si Islanda apo Maqedonia e Veriut.
Dy fitoret me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kanë dhënë një bonus të rëndësishëm ekipit të Sylvinho-s, momentalisht në vendin e dytë të grupit E të eleminatoreve Euro 2024.
Përsa i përket kundërshtarëve, Polonia mban vendin e 26, ndërsa klasifikimi kryesohet sërish nga kampionia e botës, Argjkentina që lë pas Brazilin dhe Francën. Anglia është ngjitur duke bërë rokadë me Belgjikën ndërsa Kroacia i ka fituar pozicionin Holandës.
- Çudira nga bota! Kjo modele fiton 15 mijë dollarë kur transmeton veten live duke fjetur
- Parashikimi i së ardhmes, shijen e ushqimit mund ta ndiejmë nga ekrani i celularit