Kai Madison Trump, mbesa e Donald Trump, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve kur foli në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin.
Kai, një vajzë simpatike, e thjeshtë dhe shumë e artikuluar mbajti fjalimin e saj të parë publik në mbështetje të gjysh Donaldit.
Ajo deklaroi se dëshiron t’u tregojë amerikanëve një anë tjetër të gjyshit të saj që njerëzit nuk e shohin.
“Përshëndetje të gjithëve.
Unë jam Kai Madison Trump.
Jam mbesa e Donald Trump.
Do flas sot për atë anë të gjyshit që njerëzit nuk mund ta shikojnë.
Për mua ai është një gjysh tipik. Na jep ëmbëlsira dhe pije kur prindërit tanë s`e kanë mendjen dhe do gjithmonë të dijë si kaluam në shkollë.
Kur unë marr fleta lavdërimi, ai i printon që t`ua tregojë shokëve se sa krenar është për mua.
Më merr gjatë mësimit për të më pyetur si shkoi loja ime e golfit dhe më tregon për të tijën.
Më duhet t`i kujtoj se jam në shkollë dhe do e telefonoj më vonë.
Kur luajmë golf bashkë dhe unë s`jam në skuadër me të, ai përpiqet të hyjë në kokën time.
Dhe habitet gjithmonë që unë s`e lejoj.
Më duhet t`i kujtoj që unë jam një Trump gjithashtu.
Edhe pse ka kaluar nëpër gjithë këto çështjet me gjykatat, gjithmonë më ka pyetur si po kaloj unë.
Më shtyn gjithmonë që të jem njeriu më i suksesshëm.
Qartësisht ai ka vendosur standarde të larta, por ku i dihet një ditë unë mund ta arrij.
Të shtunën u shokova kur mësova se ishte qëlluar.
Doja thjesht të dija a ishte mire.
Është zemërthyese të dish që një njeri mund t`ia bëjë këtë një njeriu tjetër.
Shumë njerëz e kanë përballur me ferrin gjyshin tim, por ai qëndron sërish në këmbë.
Gjyshi, ti je frymëzim dhe të dua.
Media e ka bërë gjyshin tim të duket si dikush që nuk është, por unë e njoh atë.
Ai është i dhembshur dhe i dashur.
Ai do më të mirën për këtë vend dhe do luftojë çdo ditë për këtë “To make America great again”.
- Gazetarja italiane gjobitet sepse u tall me gjatësinë e Melonit
- Melania Trump shfaqet në publik pas kaq shumë kohësh