Header

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Rodos; evakuohen 30 mijë persona!

Zjarri në ishullin e Rodosit është ende jashtë kontrollit, sipas mediave greke. Autoritetet kanë evakuuar 30 mijë persona, dy mijë prej të cilëve duhej të transportoheshin nga plazhet me anije.

Blaze rages out of control on Greek island of Rhodes, forcing evacuations  including from 2 resorts

Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe pylli, duke shkatërruar edhe hotele luksoze, si dhe shumë banesa. Ndërkohë vijon puna e zjarrfikësve të angazhuar në vijën e parë kundër temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Këtë të hënë në Greqi priten temperaturat mbi 44 gradë. Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Greke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Rodosit të Jugut për shkak të zjarreve që kanë djegur ishullin prej gjashtë ditësh.

Greece Faces Mass Evacuations As Wildfires Rage Amidst Sweltering Heat In  Southern Europe

Ndërkohë, zjarrfikësit po gërmojnë kanale në zonën juglindore drejt zonave turistike të Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit për të parandaluar përhapjen e flakëve në pyll.

You may also like ...