Header

Shitet piktura e krijuar nga “The Beatles” për 1.7 milionë dollarë

Piktura e krijuar nga katër anëtarët e Beatles gjatë turneut në Japoni në vitin 1966 është shitur në ankand për 1.7 milionë dollarë (1.58 milionë euro).

Piktura, e njohur si “Imazhet e një gruaje”, ishte pjesë e Christie’s The Exceptional Sale dhe e bëri gati trefishin e vlerës së lartë të para-shitjes prej 600,000 dollarë (560,000 euro).

Është e vetmja vepër që secili anëtar i grupit John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Star e kanë krijuar së bashku.

Piktura u realizua gjatë dy netëve kur grupi ishte me tur në Japoni në 1966-ën teksa qëndronin të izoluar për çështje sigurie në suitën presidenciale të “Tokyo Hilton”, mes shumë dhuratash nga fansat, u erdhi edhe një set materialesh artistike.

Fotografi i turit, ka arritur të bëjë një foto të momentit kur ata u ulën për të pikturuar. “Secili kishte një cep të pikturës dhe në mes qëndronte një llampë që bënte dritë. Secili nga artistët po punonte me drejtim nga qendra e letrës. Nuk i kam parë kurrë aq të lumtur dhe të qetë”, ka rrëfyer fotografi i tyre Robert Whitaker.

Beatles Painting Made in Tokyo Sells for $1.7 M. at Christie's

Beatles' painting 'Images of a Woman' sells for $1.7M - The Statesman

You may also like ...