Header

Sherr mes motrave Kardashian/ Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e saj për biznes

Kourtney Kardashian nuk është shumë e lumtur me motrën e saj Kim Kardashian. Në trailerin e publikuar të sezonit të 3 të ‘The Kardashians’, Kourtney – e cila u martua me Travis Barker në Itali vitin e kaluar – pretendon se Kim përdori ceremoninë për të promovuar bizneset dhe projektet e saj profesionale.

Për dasmën e Kourtney-t, Kim – e cila u shpall si fytyra e Dolce & Gabbana në fillim të këtij viti – veshi disa veshje të markës gjatë udhëtimit të tyre. “Motra ime e përdori martesën time si një mundësi biznesi,” thotë Kourtney gjatë një rrëfimi në trailerin e publikuar më 27 Prill—i cili, natyrisht, e bëri Kim të pyeste dikë tjetër: “Ajo është e zemëruar me mua?”

Khloe, Kendall dhe Kylie gjithashtu diskutojnë për grindjen që duket se është afër mes dy motrave të tyre të mëdha. Siç i thotë Kendall Kylie-t, “Ajo ndjeu sikur atmosferat e saj të dasmës ishin prishur prej saj”.

Sa i përket vetë Kimit, ajo deklaroi se nuk e kishte idenë se nga vinte zemërimi, duke ndarë në një rrëfim: “Jam vërtet e konfuzuar se si i erdhi në kokë kjo”. Për më tepër, ajo gjithashtu i tha Khloe: “Por, nuk mund të isha më e vëmendshme. Unë thashë: “Mos bëj asgjë që Kourtney veshi në dasmën e saj”.

Por, për Kourtney, duket se thjesht nuk ka vend për konfuzion. “Njerëzit mendojnë se është një keqkuptim”, thotë ajo, duke shtuar, “Por nuk është kështu. Kjo është ajo që është.”

Shikuesit do ta shohin më gjerë dramën kur sezoni 3 i ‘The Kardashians’ të shfaqet premierë në Hulu më 25 maj. Deri atëherë, shikoni trailerin e plotë më poshtë.

You may also like ...