Modelja shqiptare, Jori Delli ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe menjëherë pas daljes ajo ka takuar Olta Gixharin dhe kanë ndarë për fansat disa video.
Menjëherë pas daljes, Jori ka realizuar një takim me ish-banoren, aktoren Olta Gixhari, me të cilën kishte raporte të mira brenda shtëpisë.
Dy vajzat madje realizon një rubrikë argëtuese së bashku me titullin ‘surrati i bukur’ që ato tashmë po planifikojnë ta realizojnë edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Si Jori ashtu edhe Olta kanë bërë postimi në rrjetet sociale përkatëse me njëra-tjetrën duke paralajmëruar projektin.
Ndërkohë, Jori ka bërë edhe një video me Oltën nën ritmin e këngës së Noizyt me Varrosin dhe MC Kreshën “16 Bars”, ku këndonin këto reshta nga teksti i këngës:
“Oh sa bukur pa shikoje top listen
Ec te shpia tani merre valixhen
Thelle n’det thirrem kapiten
E lshoj karrigen po asnjoni sun e zen”
Çfarë kanë dashur vallë të thonë vajzat përmes kësaj kënge?
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin dy ish-banoret pas përfundimit të eksperiencës së tyre në formatin e Big Brother VIP Albania.
- Këngëtari i njohur habit me deklaratën: Më mirë ha mandarina, sesa bëj seks me gruan!
- Sherr mes motrave Kardashian/ Kourtney thotë se Kim shfrytëzoi dasmën e saj për biznes