Nëntë pacientë të tjerë kanë fituar luftën me koronavirusin duke e çuar në 85 numrin total të të shëruarve.
Lajmin e mirë e bëri të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjete sociale në orët e para të mëngjesit.
Sipas shifrave zyrtare, në Shqipëria ka konfirmuar 277 të infektuar me Covid-19, tetë prej të cilëve janë fëmijë.
Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 16. Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.
78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.
- Sërish trondit Italia: 760 vdekje në 24 orë
- Provimet e maturës nuk do zhvillohen vetëm në rast izolimi