Header

Provimet e maturës nuk do zhvillohen vetëm në rast izolimi

Pas vendimit për mbylljen e shkollave deri në një afat të pacaktuar, ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se mësimi në kushtet e shtëpisë dhe komunikimi virtual mësues-nxënës-prind do të vazhdojë.

Në një videomesazh në Facebook, Shahini tha se provimet e maturës do të zhvillohen. Sipas saj ato do të anulohen vetëm nëse në qershor apo korrik do të vazhdojmë të jemi të izoluar.

Besa Shahini: Provimet do të mbahen, e vetmja arsye pse nuk do të mbaheshin provimet është nëse do të qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Kjo nuk e besoj se ndodhë, por nëse ndodh do të marrim një vendim tjetër. Deri atëherë duhet të llogarisim që provimet kombëtare do të ndodhin.

Shahini qetësoi maturantët duke thënë se temat që nuk janë zhvilluar në kushtet e shtëpisë nuk do të jenë pyetje provimi.

Besa Shahini: Ne thjesht do të siguroheni që temat që nuk janë zhvilluar aq sa duhet në kushte shtëpie të mos jenë të vendosur në formë pyetjesh në testin kombëtar. Kështu që maturantët që po kalojnë kohën duke mësuar, duke ushtruar pyetje të ndryshme, nga provimet e mëparshme të maturës, i japim një orientim se çfarë pyetjesh mund të kenë në provimet e maturës.

You may also like ...