Header

Seri dokumentesh për jetën e Robbie Williams, publikohen më 8 Nëntor

Jeta e kantautorit britanik Robbie Williams do të shfaqet në një seri dokumentarësh në Netflix. Nga fillimet e karrierës e deri tek jeta e tij private dhe profesionale ky projekt do të zbulojë një anë të re të artistit. Xhirimet e këtyre dokumentarëve janë kryer brenda disa ditësh në shtëpinë e tij në Los Angelos.

Fansat do të kenë mundësi të shoin për herë të parë pamje të patransmetuara që janë pjesë e prapaskenave. Regjisori Joe Pearlman dhe ekipi i tij kanë kërkuar me ditë të tëra materiale të filmuara nga operatorët që  kanë ndjekur Williams që nga  fillimet e tij me grupin “Take That”.

Shëndeti mendor i artistit është një temë kryesore e serisë me katër pjesë, e cila  hedh më shumë dritë mbi suksesin dhe varësinë e tij me substancat narkotike.

Ëilliams fitoi famë si anëtari më i ri i grupit pop të viteve ’90 Take That dhe vazhdoi të nisë një karrierë të suksesshme solo. Këngët e tij kanë kryesuar listat muzikore në mbarë botën ndësa konvcertet e tij kanë tërhequr përherë mijëra fansa.

Seria e dokumentarëve e titulluar “Robbie Williams” fillon transmetimin në Netflix më 8 nëntor.

You may also like ...